Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët

Futboll

Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët

Kombëtarja e Kosovës në futsall është përfshirë në grupin 3 për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2020. Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli. Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror. Ndeshjet parakualifikuese të Grupit të 3-të do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat