Chelsea dhe Bayern në garë për Thauvin

Futboll

Chelsea dhe Bayern në garë për Thauvin

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:26
Chelsea dhe Bayern

Dy gjigantët evropianë janë në kërkim të yllit të Olympique Marseille.

Interesim i madh për futbollistin e Marseille, Florian Thauvin.

Chelsea dhe Bayern Munich do të konkurrojnë fuqishëm për të arritur te futbollisti. 25-vjeçari që vlerësohet rreth 45 milionë euro ka kohë që ndiqet nga ekipet e mëdha, të cilat do ta synojnë sulmuesin gjatë afatit kalimtar verës.

Marseille ua ka bërë me dije të gjithë të interesuarve se nuk dëshiron ta shesë futbollistin gjatë janarit.

Bayerni është në kërkim të lojtarëve që do ta zënë vendin e Arjen Robben dhe Frank Ribery, të cilët do të largohet në fund të stinorit nga Allianz Arena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat