Cuculi: Ndaj Partizanit duam fitore

Futboll

Cuculi: Ndaj Partizanit duam fitore

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Cuculi: Ndaj Partizanit duam fitore

Qëndroi tek Partizani vetëm një sezon, por aq mjaftoi për të bërë për vete zemrat e tifozëve të kuq. Ardian Cuculi do ta përjetoj në mënyrë të veçantë përballjen me ish skuadrën e tij, pavarësisht se detyra ia kërkon të mos shpërqendrohet për ta ndihmuar Kukësin të shkoj tek fitorja. 31-vjeçari nuk e konsideron barazimin një hap negativ.

“Te Partizani kam kaluar një sezon mjaft të mirë, por tashmë jam futbollist i Kukësit dhe mendoj për skuadrën aktuale. Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, ku edhe një pikë do të ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi mbrojtësi i verilindorëve.

Pavarësisht se duket si një sfidë vendimtare për Kukësin, Cuculi nuk i shton dozat e presionit mbi ekipin e tij dhe sipas qendërmbrojtësit ndeshjet e shumta që ka deri në fund e largojnë fjalën “përcaktuese” nga ky takim.

“Do të jetë ndeshje e rëndësishme, pasi ata janë në krye, por nuk është vendimtare për titullin, pasi ka mbetur më shumë se gjysma e kampionatit për t’u luajtur, ndaj mund të rikuperojmë”, tha Cuculi.

Një dëmtim në kavilje e ka detyruar të përgatitet veçmas grupit, megjithatë Cuculi duket se do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë i pranishëm kundër ish ekipit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat