Morata i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës!

Futboll

Morata i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:10
Alvaro Morata

Alvaro Morata ndihet i pakënaqur në Londër, teksa mediat në Spanjë shkruajnë se ai i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës. Burime nga “RAC1”, bëjnë me dije se ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka kërkuar vetë që të transferohet përsëri në kampionatin spanjoll, por këtë herë në “Camp Nou”. “Të kaltrit e Londrës” kanë shpenzuar 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit spanjoll, por pa arritur të nxjerrin më të mirën prej tij. Duket se Barça ka rënë dakord me këtë propozim dhe raportohet se ka dërguar delegatët e saj në Londër. Gjithsesi, negociatat janë në një fazë shumë të hershme dhe nuk mund të flitet shumë për to momentalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat