Klopp do austriakun e Premier League në janar

Futboll

Klopp do austriakun e Premier League në janar

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 19:49
Jurgen Klopp

FC Liverpool mesa duket i ka vënë syrin Pascal Gross që aktualisht luan te Brighton & Hove Albion.

Sipas Daily Mirror, Të Kuqtë e duan që në janar lojtarin dhe trajneri Jurgen Klopp po bën gati një ofertë 18 mln euro për 27-vjeçarin.

Trajneri gjerman kërkon të ketë një skuadër sa më të fortë për muajt e mbetur të sezonit dhe Gross do të ishte një afrim me kualitet.

Gross ka shënuar shtatë gola duke përgatitur tetë të tjerë sezonin e kaluar dhe është shpallur lojtari i sezonit të Brighton.

Klopp njihet për admirimin që ka për ish-lojtarin e Ingolstadt, pasi e ka parë shpesh në Gjermani kur ishte trajneri i Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat