“Mourinho nuk e donte Pogba, por United e bleu për një arsye tjetër”

Futboll

“Mourinho nuk e donte Pogba, por United e bleu për një arsye tjetër”

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 19:52
Paul Pogba

Manchester United nuk i dha mundësinë Jose Mourinho-s të jepte mendimin e tij për Paul Pogba pasi vendosi se do ta rikthente në Old Trafford për arsye komerciale.

Ky pretendim vjen nga një mik i afërt i trajnerit të United dhe ish-zëdhënës, Eladio Parames, i cili gjithashtu tha se klubit iu deshën gjashtë muaj për të kompensuar shumën e harxhuar për të.

Pogba aktualisht nuk po kalon një moment të mirë nën drejtimin e Mourinho-s, megjithëse United nuk ka ndërmend ta shesë në janar.

Duke krahasuar mesfushorin francez me sulmuesin Mario Balotelli, Parames shkruan në rubrikën e tij për gazetën Record: “Nuk është rastësi se të dy janë kritikuar nga disa trajnerë tashmë.

“Njerëzit që i kanë blerë nuk e kanë ditur se çfarë personaliteti kanë. Pogba, për shembull, vlen shumë në aspektin komercial, aq shumë sa United rifitoi shumën e shpenzuar për të pas vetëm gjashtë muajsh.

“Gjithsesi, pa Matuidi dhe Kante në krah të tij, ai nuk vlen asgjë. United nuk i dha Mourinho-s lojtarë me cilësi të tilla.

“Ai i ka ardhur në majë të hundës Mourinho-s, dhe prandaj u la në stol ndaj Fulham.

“A ka trajner tjetër që do t’ia bënte këtë gjë një kampioni bote? Nuk besoj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat