UEFA çon Champions-in në fundjavë, ideja diskutohet me klubet

Futboll

UEFA çon Champions-in në fundjavë, ideja diskutohet me klubet

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 06:11

Bota evoluon me shpejtësi dhe me të njëjtin ritëm kërkon të ecë edhe futbolli, ndërsa në rastin konkret është UEFA, së bashku me klubet e mëdha europiane, të cilat duan të sjellin një ndryshim shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një diskutim mes Alexander Ceferin dhe presidentit të klubeve europiane, Andrea Agnelli, që sipas të përditshmes gjermane Bild, kanë menduar të spostojnë në fundjavë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Synimi është që kampionati të luhet gjatë javës dhe fundjava të jetë e rezervuar për ndeshjet e Championsit, pasi duke qenë njerëzit pushim, pritet të rritet ndjeshëm audienca, por edhe të ardhurat për klubet.

Aktualisht faza e grupeve luhet me vetëm 6 javë, por nëse plani do të bëhej vendim, atëherë organizimi për këtë fazë do të bëhej me 4 grupe me nga 8 skuadra, për të luajtur plot 14 javë në grupet e Championsit.

Gjithsesi, kjo është për momentin vetëm një ide, që do të kërkojë shumë diskutime dhe ballafaqime deri sa të kalojë për miratim, ndonëse nuk mund të hyjë në fuqi para vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat