Edhe Bayerni pas Hazard

Futboll

Edhe Bayerni pas Hazard

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 00:45
Thorgan Hazard

Shumë klube të mëdha interesohen për yllin e Borussia Monchengladbach.

Bayern Munich vazhdon të mendojë për të ripërtërirë skuadrën, me synimin e vetëm për t’u forcuar vetë, por edhe për të dobësuar kundërshtarët.

Kampionët e Gjermanisë kanë nisur të kërkojnë që tani për lojtarët që mund të transferojnë.

Synimi i radhës për ekipin e Niko Kovaç është ylli i Borussia Monchengladbachut, Thorgan Hazard.

Belgu ka bërë mjaft mirë këtë edicion duke shënuar dhe gjashtë gola. Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe Bayerni do të përfitojë nga kjo situatë.

Thorgan është vëllai i Eden Hazard dhe luan sezonin e tij të pestë në Gjermani. Përveç Bayernit, ka edhe shumë klube të tjera të interesuara për futbollistin belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat