Largimi i Inter nga Champions League i hap derën Real-it për sulmuesin

Futboll

Largimi i Inter nga Champions League i hap derën Real-it për sulmuesin

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:57
Inter

Largimi Inter nga Champions League këtë javë i ka hapur derën Real Madridit për transferimin e Mauro Icardi-t.

Los Blancos janë në kërkim të një peshe të rëndë në sulm pas largimit 117 mln euro të Cristiano Ronaldo-s te Juventus verën e kaluar.

Dhe sipas spanjolles AS, ekipi spanjoll mund të bëjë një ofertë për sulmuesin që në janar.

Ai ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje këtë sezon me Zikaltrit. Por largimi i hidhur nga Champions mund ta bindë kapitenin të bëjë gati valixhet.

Gjithçka do të varet nga strategjia e klubit dhe e drejtorit të ri sportiv Marotta, por nëse vjen një ofertë e vështirë për t’u refuzuar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat