Gjykata e Kasacionit merr vendimin final për titullin e vitit 2006

Futboll

Gjykata e Kasacionit merr vendimin final për titullin e vitit 2006

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:18
Gjykata e Kasacionit merr vendimin final për titullin e vitit 2006

Gjykata e Kasacionit në Itali, që njëkohësisht përfaqëson edhe shkallën më të lartë të gjykimit, ka vendosur përfundimisht fatin e kampionatit të vitit 2006-, të cilin e fitoi Juventusi, por par Calciopolit të famshëm, iu dha Interit.

Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë këtë fakt dhe kishin ankimuar çështjen për 12 vite me radhë në të gjitha shkallët e gjykimit, por sot morën edhe “shuplakën” finale nga Kasacioni, që vendosi të lërë titullin për Interin.

Vendimi i Kasacionit ka ardhur në të njëjtën ditë kur Giuseppe Marotta, ish drejtuesi i Jvuventusit, u prezantua në selinë zikaltër si Administratori i Deleguar për Çështjet Sportive, në klubin e Interit.

Ky vendim i jep fund edhe betejës ligjore mes dy klubeve, që vetëm pak muaj më parë duket se rivendosën paqen me njëra-tjetrën, pas deklaratave të Massimo Morattit dhe Andrea Agnellit, për të mos folur më për të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat