Guardiola merr Interin si shembull

Futboll

Guardiola merr Interin si shembull

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:43
Guardiola merr Interin si shembull

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola merr Interin si shembull për të thënë se po të flesh pak, do të përfundosh në Europa League. “Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor. Janë eliminuar ekipe të mëdha. Inter është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League. Shumë ekipe të mira do të zbresin aty. Nëse një ditë fle pak, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaqur që kaluam në 1/8-at. Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat