Gjilani ndërprenë bashkëpunimin  

Futboll

Gjilani ndërprenë bashkëpunimin  

Nga: K. G. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:05
Trevin Shonari Caesar

Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë.  Lajmi bëhet i ditur nga FC Gjilani. “Klubi futollistik  Gjilani në mirëkuptim të dyanshëm, ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e ardhur në afatin kalimtarë të verës. Bëhet fjalë për lojtarët Trevin Shonari Caesar i ardhur nga Trinidad dhe Tobago dhe brazilianin Jose Mauricio Marinho, të cilët kishin mbrojtur ngjyrat e klubit në pjesën vjeshtore të edicionit të sivjetmë në futbollin tonë. Gjilani i falënderon futbollistët për angazhimin sa ishin pjesë e klubit tonë dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre futbollistike. Klubi gjithashtu është në bisedime me disa futbollistë ku pritet të përforcohet në afatin kalimtar të janarit”, bëhet e ditur nga SC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat