Zanetti tregon dëshirën e tij

Futboll

Zanetti tregon dëshirën e tij

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Javier Zanetti

Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe aventurën do ta vazhdojë në Ligën e Evropës.

Zëvendëspresidenti i skuadrës, Javier Zanetti e ka “harruar” këtë zhgënjim, ndërsa ka shprehur dëshirën që Mauro Icardi të qëndrojë sa më gjatë tek Interi dhe të bëhet legjendë e këtij klubi.

“Kontributi i tij është gjithmonë shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj që ai të qëndroj për disa vite, të bëhet legjendë dhe të hyjë në histori të këtij klubi” ka thënë Zanetti.

Ai po ashtu ka reflektuar për ndeshjen e së martës.

“Objektivi i sezonit të kaluar ishte të kualifikohemi për në Champions League, fatkeqësisht udhëtimi jonë përfundoi në ndeshjen kundër PSV. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi më shumë objektiva. Tani është Serie A, Europa League dhe Coppa Italia që janë tri gara të rëndësishme, por ne duhet të kemi paraqitje më të mira”, përfundoi Zanetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat