Me ose pa fat...

Futboll

Me ose pa fat...

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:35
Pamje nga një ndeshje

Ecuria e Teutës deri në këto momente ka surprizuar jo pak opinionin sportiv. Rezultatet që ka korrur klubi durrsak, kanë “ndezur” optimizmin, pasi janë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa është shfaqur një skuadër që po tregon se po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo edhe falë individëve të aftë për të bërë diferencën.

Mungesa e tifozëve nëpër stadiume është diçka të cilën e konstatojmë shpesh, por në “Niko Dovana” tifozët në të shumtën e sfidave numërohen me gishtat e dorës. Ndaj Partizanit u reflektua e kundërta, një stadium i tejmbushur që nuk e zbrazi dot as shiu i rrëmbyeshëm, të gjithë në mbështetje të skuadrës që këtë sezon të paktën deri më tani pa u druajtur aspak klubi durrsak, është në listën e pretendentëve në garën e fitimit të titullit kampion.

Gjithsesi ndonjëherë jo gjithçka mund të arrihet me forcat e tua, por nevojitet dhe pak fat. Në fakt sfida mes Partizanit dhe Kukësit mund të shndërrohet në një bonus për Teutën. Kjo pasi në rast të një disfate të veri-lindorëve ose të një barazimi dhe nëse ekipi i Shkëmbit merr tre pikët ndaj Kastriotit, kundërshtar i kalueshëm në letër, atëherë “djemtë e detit” do të shihnin veten mes tre vendeve të para dhe shumë pranë kreut. Gjithsesi me ose pa fat, projekti i Teutës i ka bindur të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat