Tare: Lazio duhet ta ndryshojë mentalitetin

Futboll

Tare: Lazio duhet ta ndryshojë mentalitetin

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:48
Igli Tare ka kërkuar që ekipi ta ndryshoj mentalitetin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka kërkuar që ekipi ta ndryshoj mentalitetin, dhe ta ri-gjejë vetëbesimin.

Lazio sonte pësoi në shtëpi nga Frankfurti me rezultat prej 1 me 2, megjithatë do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Evropës.

“Po na mungojnë shumë gjëra në aspektin e mentalitetit, dhe në një nivel të caktuar duhet ta dimë se duhet të jemi aty të përgatitur për tërë ndeshjen. Çasja jonë disa ndeshje të fundit nuk ishte e duhur. Duhet të provojmë të dominojmë që nga fillimi”, është shprehur Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat