E priste

Futboll

E priste

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:44
Massimo Moratti

Massimo Moratti e priti me më shumë gëzim vendimin e Gjykatës së Kasacionit, që konfirmoi dhënien e titullit kampion të Serisë A për sezonin 2005-2006 Interit. Madje, ish-presidenti zikaltër gjen rastin të thumbojë Adrea Agnellin.

“Mendoj se këtë vendim e priste edhe vetë Andrea Agnelli. Është një vendim logjik dhe sigurisht që u pëlqen interistëve.”

Më pas Moratti komentoi edhe emërimin e Beppe Marottas administrator të deleguar të Interit dhe eliminimin e Interit nga Championsi.

“Mbërritja e Marottas në ditën e dhënies së vendimit përfundimtar është një shenjë e mirë. Spalletti? Duhet të mbledhë copat e t’i bëjë bashkë. Vendi i katërt në Serinë A, trofeu i Europa League dhe Kupa e Italisë janë objektiva të rëndësishëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat