I dyti për gola në Slloveni, Tahiraj: Kombëtarja është ëndërr

Futboll

I dyti për gola në Slloveni, Tahiraj: Kombëtarja është ëndërr

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
I dyti për gola në Slloveni, Tahiraj: Kombëtarja është ëndërr

Françesko Tahiraj quhet talenti vlonjat që militon në kampionatin slloven të futbollit me ekipin e Aluminij. Ai po shkëlqen këtë sezon dhe ka dalë nga akademia e Juventusit. Për “SuperSport” Tahiraj foli për ecurinë e tij.

“Jam i lumtur me veten dhe ecurinë në Slloveni. Renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe kjo më kënaq. Këtu nuk është kampionat i dobët, mund të bësh përpara. Duhen bërë ndeshja të mira. Kam oferta jashtë, më duan në Poloni, Zvicër e Kroaci” u shpreh fillimisht 22-vjeçari. Roli i tij në fushë është si sulmues i dytë, ose krahu, dhe ai flet edhe për një mundësi në kombëtare. “Normalisht e kam mendjen atje, sepse është ëndërr e imja që fëmijë. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, 9 gola e 4 asiste, pse mos të jem dhe unë. Do ishte ëndërr”, përfundoi Tahiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat