Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Milani gjobitet edhe nga UEFA për FFP

Futboll

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Milani gjobitet edhe nga UEFA për FFP

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:07
Milani

Milani është dënuar për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Sikur mos të mjaftonte eliminimi i mbrëmshëm nga Liga e Evropës, tani Milani duhet të paguajë edhe dënimin për mosrespektim të rregullave të Fair Play-t Fiananciar.

Nëse klubi kuqezi nuk do të arrijë të rregullojë bilanci, pra të barazojë shpenzimet me të ardhurat deri më 30 qershor të vitit 2021, atëherë do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane, nëse do të kualifikohet, për edicionet 2022-2023 dhe 2023-2024.

Klubi gjithashtu do të paguajë gjobën prej 12 milionë eurosh dhe nuk do t’i lejohet që të regjistrojë më shumë se 21 futbollistë në kompeticionet e UEFA-s për sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021.

Kundër këtij vendimi, Milani do të ketë mundësi të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat