UEFA “trondit” Milanin

Futboll

UEFA “trondit” Milanin

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
UEFA “trondit” Milanin

UEFA ka dhënë vendimin për skuadrën e Milanit për sa i përket mosrespektimit të rregullave të “Fair Play” financiar. Nëse klubi kuqezi nuk rregullon bilancin deri në 30 qershor 2021, atëherë do të përjashtohet nga kompedicionet europiane, gjithmonë në rast se arrin të kualifikohet.

Kuqezinjtë do të paguajnë 12 milionë euro në formë gjobe nga të ardhurat e UEFA-s për sa i përket pjesëmarrjes në Europa Ligë për këtë sezon. Gjithashtu ata nuk do të lejohen të federojnë më shumë se 21 futbollistë në kompedicionet e UEFA-s për 2 sezonat e ardhshme. Milani ka të drejtë ta apelojë këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat