Liverpooli me probleme në mbrojtje, as Arnold nuk luan ndaj United

Futboll

Liverpooli me probleme në mbrojtje, as Arnold nuk luan ndaj United

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:32
Trent Alexander Arnold

Telashe për trajnerin Jurgen Klopp në prag të duelit me rivalin e përjetshëm.

Liverpooli po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë stinor, sidomos në Premier Ligë.    

Këtë javë The Reds takohen me rivalin e përjetshëm Manchester United, por një problem i madh për trajnerin Jurgen Klopp mbeten lëndimet e shumta që ka në fazën e mbrojtjes.

Pas mungesave të konfirmuara të Joe Gomez dhe Joel Matip, tani bëhet e ditur se as mbrojtësi i krahut të djathtë Trent Alexander Arnold nuk do të luajë të dielën.

Reprezentuesi anglez është lënduar në sfidën me Napolin të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ekziston mundësia që ai të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.

Liverpooli është lider i Premier Ligës dhe është skuadra e vetme në Angli që nuk ka pësuar humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat