Zhongleri i Kosovës, Agim Agushi, si gjithnjë njihet me rekordet e tija. Kësaj radhe ka bërë një rekord tjetër dhe shumë interesant. Ai ka treguar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se 111 herë ka bërë veshje e zhveshje.
“111 herë veshje-zhveshje e fanellës sportive duke zhongluar me top në kokë, duke mos lëvizur nga vendi”, ka thënë Agushi, i cili e ka dërguar edhe foton. Kjo u realizua dje gjate emisionit Oxygen te Besim Dina.