Ademi: Një ditë e veçantë dhe historike për shtetin tonë

Futboll

Ademi: Një ditë e veçantë dhe historike për shtetin tonë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:44
Ademi: Një ditë e veçantë dhe historike për shtetin tonë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emër të KE të FFK-së, ua uron krijimin e Ushtrisë të gjitha familjeve të dëshmorëve. “Ishte një ditë e veçantë dhe historike për shtetin tonë. Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi ndryshimin e ligjit për FSK-në, duke e shndërruar atë në Ushtri të Kosovës. Ky vendim i ligjvënësve të vendit na ka gëzuar të gjithëve dhe është një tjetër hap i forcimit të shtetësisë, që njëherësh do t’i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Prandaj, në këtë ditë historike dua që në emër të KE të FFK-së t’i uroj të gjithë familjet e dëshmorëve, veteranët, institucionet shtetërore, ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, komandatin e FSK-së, Rrahman Rama, si dhe të gjithë fudbollistët, zyrtarët e klubeve e tifozët ish-ushtarë të UÇK-së dhe opinionit të gjerë sportdashës. Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës”, shkruan Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat