Flet për racizmin në Angli

Futboll

Flet për racizmin në Angli

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:12
Cesc Fabregas

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas është një nga lojtarët ikonë të kampionatit anglez të futbollit, pasi ka luajtur prej vitesh në Premier League.

Spanjolli ka shumë admirues dhe fjala e tij shpeshherë ka ndikuar në opinionin publik. Kësaj radhe, Fabregas ka folur për racizmin kundrejt Sterling, që është shkaktuar nga tifozët e Chelseas.

Pas kësaj ngjarjeje, shumë kritika iu drejtuan londinezëve, duke i quajtur në tërësi një klub racistësh (duke iu referuar edhe legjendës John Terry disa vite më parë, me incidentin kundër Antoni Ferdinand).

Për të reaguar në lidhje me këtë gjë, ka menduar mesfushori veteran, Cesc Fabregas, i cili është shprehur: “Në futboll, nuk mund t’i ndalojmë dot gjëra të tilla. Ai që ka vepruar gabim, është ndëshkuar, prandaj nuk mendoj se është e drejtë të akuzohet Chelsea si klub. Ne bëjmë maksimumin që raste të tilla të mos përsëriten, pasi vetëm në skuadër  kemi shumë futbollistë me ngjyrë”, ka thënë spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat