Ademi takoi përzgjedhësit e ekipeve kombëtare 

Futboll

Ademi takoi përzgjedhësit e ekipeve kombëtare 

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Ademi takoi përzgjedhësit e ekipeve kombëtare 

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë zhvilluar sot një takim me përzgjedhësit e ekipeve kombëtare U-21, U-19, U-17 eU-15 në konkurrencën e meshkujve dhe ekipin përzgjedhësen e Kombëtares A të femrave dhe atë të U-19 të femrave, ku janë diskutuar të arritura dhe objektivat për të ardhmen. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtori teknik, Michael Nees si dhe menaxherët e ekipeve. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi i uroj përzgjedhësit për punën e bërë gjatë këtij viti dhe ju ofrojë mbështetje maksimale. Njëherësh presidenti Ademi u kërkoi të gjithëve që të jenë sa më të përkushtuar dhe të punojnë rregullisht, në mënyrë që të rrisim konkurrencën në secilin ekip të grupmoshave, por edhe nivelin e rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat