Interi bën planin për t’u rikthyer në majat e botës, transferon dy më të mirët

Futboll

Interi bën planin për t’u rikthyer në majat e botës, transferon dy më të mirët

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:48
Luka Modric

Inter shpresojnë të joshin mesfushorin Luka Modric dhe trajnerin Antonio Conte që t’i bashkohen skuadrës nga ‘San Siro’, në një epokë të re që ka për synim rikthimin e tyre në majat e futbollit italian.

Zikaltërit janë në kërkim të viteve të lavdisë, ku kanë dështuar të fitojnë një titull të Serie A që nga viti 2010, me Juventusin që po vazhdon të dominojë futbollin italian.

Ardhja e Beppe Marotta nga Juventus ka bërë që ‘Zikaltërit’ të shpresojnë në mbylljen e marrëveshjeve me Antonio Conten dhe mesfushorin Luka Modric, shkruan Mirror.

Inter janë të bindur se Modric është në kërkim të një sfidë të re dhe të fundit në karrierën e tij, dhe për ta bindur për një transferim në Serie A, do të përdorin miqtë e tij që tashmë luajnë te italianët, siç janë Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Modric edhe gjatë verës së fundit ka qenë shumë i kërkuar nga Inter, por në fund vendosi të qëndroi te Real Madrid.

Në anën tjetër, Marotta që ka punuar me Conten te Juventus, është i gatshëm të bind këtë të fundit për t’iu bashkuar Interit për sezonin e ri, në një projekt serioz dhe afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat