Chelsea janë të gatshëm të ndërhyjnë në afatin kalimtar të janarit për të forcuar fazën e sulmit.
‘Daily Express’ shkruan se ‘Blutë’ e Londrës janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson në janar.
Skuadra nga Londra është gatshme të paguajë deri në 33 milionë euro për sulmuesin 26 vjeçar.
Wilson po pëlqehet shumë edhe nga trajneri Sarri, i cili dëshiron freski në fazën e sulmit, me Morata dhe Giroud që nuk po kalojnë ditët më të mira.
26 vjeçari është pjesë e Bournemouth që nga viti 2014, dhe në 121 paraqitje ka shënuar 47 gola.