Ndizet derbi i Torinos: Juventus s’do të ketë kurrë atë që ka Torino

Futboll

Ndizet derbi i Torinos: Juventus s’do të ketë kurrë atë që ka Torino

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:11
Juventus

Në prag të ndeshjes mes Torino-s dhe Juventus-it, ish-lojtari i “Demave”, Kamil Glik, ka folur për “Toro News”, duke thënë se bardhezinjtë nuk do të jenë kurrë si ata.

“Derbi i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë për Torino-n, por një gjë është e sigurt: Juventus nuk do të ketë lidhjen e ngushtë me ngjyrat e ekipit dhe traditën që ekziston mes Torino-s dhe tifozëve. Ata nuk do të jenë kurrë si ne”, ka thënë Glik.

Derbi i Torinos do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në orën 20:30. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin italian me 43 pikë, 21 më shumë se rivalët e tyre, që mbajnë vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat