Guardiola kërkon vëmendje nga lojtarët e tij

Futboll

Guardiola kërkon vëmendje nga lojtarët e tij

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:28
Pep Guardiola

Me kualifikimin në Champions të arkivuar, trajneri Pep Guardiola kërkon që skuadra e Sitit ta përqendrojë vëmendjen te kampionati.

Numri një i “qytetarëve” tregoi lumturinë për kalimin e raundit në Ligën e Kampioneve dhe vlerësoi Interin.

“Në Europë është nivel i lartë. Ka shumë skuadra të forta dhe lojtarë të mëdhenj. Shikoni çfarë i ndodhi Interit. Shumë skuadra të mëdha si zikaltrit e humbën përqendrimin në një moment dhe e shohin veten në Ligën e Europës”, tha Guardiola. U shfaq në konferencë me një triko që sjell atmosferën e festave.

Në fjalën e tij përpara duelit me Evertonin dha një lajm mjaft të mirë për tifozët. Pep tha se Aguero dhe De Bryjne mund të rikthehen. “Janë stërvitur me grupin, por duhet të shohim. Ka sinjale pozitive dhe mund të rikthehen. Aguero dhe De Bryjne janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, por duhet të bëjmë kujdes për t’i menaxhuar”, ka thënë Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat