Manchester City pa telashe me Evertonin

Futboll

Manchester City pa telashe me Evertonin

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:16
Manchester City pa telashe me Evertonin

Manchester City rikthehet në kreun e tabelës, por ka një ndeshje me shumë se Liverpooli i Xherdan Shaqirit.  City para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Evertonit. Në ditën e tij ka qenë futbollisti Gabriel Jesus. Ai në minutën e 22-të, nga afërsia shënoi për 1:0, kurse golin tjetër e realizoi me kokë në minutën e 50-të.

Paksa qetësinë e Cityt e prishi Calvert-Lewin kur shënoi me kokë pikërisht në 65-të. Megjithatë City kundërpërgjigjet pas 4 minutave (69’), Raheem Sterling me kokë godet bukur dhe shënon për 3:1. Pas 17 jave City kryeson me 44 pikë, ka dy më shumë se Liverpooli dhe Evertoni është në pozitën e shtatë me 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat