Ditë e keqe për Januzajn

Futboll

Ditë e keqe për Januzajn

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi nga Kosova, Adnan Januzaj, reprezentues i Belgjikës, ka pasur ditë të keqe me skuadrën e tij, Sociedad, duke u kthyer duarbosh nga Getafe.  Sociedad pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 nga Getafe, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit spanjoll. Adnan Januzaj futet në lojë minutën e 69-të, por të pa forcë që të barazojnë rezultatin. Në minutën e 3-të, një pakujdesi edhe e portierit të Sociedadit, Moya,  Jorge Molina e shfrytëzoi i cili nga rreth 22-23 e metra e parabolloi dhe e siguroi fitoren e vendasve me 1:0. Getafe është në vend të pestë me 24 pikë, ka pesë më shumë se Sociedad që mban vendin e 13-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat