Kjo që ka thënë Panuccin nuk do t’iu pëlqejë tifozëve

Futboll

Kjo që ka thënë Panuccin nuk do t’iu pëlqejë tifozëve

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:58
Kjo që ka thënë Panuccin nuk do t’iu pëlqejë tifozëve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka përjetuar emocione të forta në karrierën si futbollist që vështirë se mund t’i kalojë si trajner.

Ai ka luajtur me ekipe me emër në futbollin europian dhe është një ish-lojtar shumë i nderuar në futbollin italian.

Tekniku analizon shpesh gjendjen e ish-skuadrave që ka përfaqësuar dhe numri një i stolit kuqezi nuk përmbahet me analizat e tij.

Në intervistën e tij për “Calciomercato” në “Rai Sport+”, 45-vjeçari foli për Interin dhe afrimin e Giuseppe Marottas si administrator të zikaltërve.

Ish-lojtari i Interit në sezonin 1999-2000 mendon se skuadra italiane duhet të ndryshojë përbërjen e skuadrës, pasi eliminimi nga grupet e Champions Leagues ishte një goditje e madhe për klubin zikaltër.

“Për të qenë i sinqertë, Giuseppe Marotta është një lider i vërtetë, por në fushë luajnë lojtarët dhe duhen futbollistë të vërtetë për të fituar ndeshjen. Marotta sigurisht që është ekspert, është një drejtues i madh, por nëse eliminohesh në grupet e Championsit, duhet të reflektosh se mungon diçka te ky Inter për të konkuruar“, mendon Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat