Sulmuesi i Kosovës, shënon gol me peshë në Turqi

Futboll

Sulmuesi i Kosovës, shënon gol me peshë në Turqi

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 17:27
Sulmuesi i Kosovës, shënon gol me peshë në Turqi

Është zhvilluar sot në Turqi sfida e kampionatit midis  Rizesporit dhe Alanyaspor, ku për ekipin vendas aktivizohet dhe sulmuesi i kombëtares Kosovës, Vedat Muriqi. Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar nga të dy ekipet dhe ka prodhuar thuajse çdo gjë që mund të prodhonte një ndeshje futbolli. Ndeshja është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, ku secili nga ekipet shpërdoroj nga një penallti. Goli për miqtë është shënuar në minutën e 42’ por në pjesën e dytë sulmuesi Muriqi (56’) ka çuar çdo gjë në baraspeshë, duke i dhënë një pikë ekipit të tij. Rizespor është në vend të fundit (i 18-ti) me 12 pikë pas 16 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat