Operohet

Futboll

Operohet

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Joao Cancelo

Massimiliano Allegri është në telashe në këtë fundviti, pasi ka humbur dy futbollistë shumë të rëndësishëm të Juventusit të tij, që kishte zhvilluar një sezon thuajse perfekt deri në këto momente.

Kështu gjatë ditës së sotme është operuar mbrojtësi anësor portugez, Joao Cancelo, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të formacionit të Allegrit.

Pas një problemi në gju, portugezi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë, por që gjithsesi pritet ta mbajë për më tepër se 30 ditë jashtë fushave të blerta.

Me probleme është edhe Cuadrado, por për kolumbianin nuk është vendosur ende se kur do t’i nënshtrohet operacionit, por është e sigurt që do t’u mungojë bardhezinjve për disa ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat