Ky është shqiptari kuqezi që luan në rangun më të lartë të Serbisë

Futboll

Ky është shqiptari kuqezi që luan në rangun më të lartë të Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:30
Faton Xhemaili

Nuk është emër i panjohur, është fjala për futbollistin e talentuar shqiptar, Faton Xhemaili, që nuk ka më shumë se 20 vjet, vjen nga qyteti që popullohet nga shqiptarët, Bujanoci dhe luan në rangun më të lartë të futbollit të Serbisë. Është anëtar i klubit serb Radnik nga Surdulica e cila garon në Superligë.

Xhemaili është mbrojtës i majtë dhe sot nuk u aktivizua asnjë minutë, qëndrojë në bankë në fitoren 3:2 kundër Baçkës nga Vojvodina. Xhemaili është prej futbollistëve me premtues dhe së fundmi është grumbulluar nga Alban Bushi me kombëtaren Shpresa të Shqipërisë. Shpresojmë që shumë shpejt të jetë edhe pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat