Rashford zbulon planin për të mundur Liverpoolin

Futboll

Rashford zbulon planin për të mundur Liverpoolin

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Rashford zbulon planin për të mundur Liverpoolin

Dy gjigantët e Premier League, Liverpool dhe Manchester United, që do të përballen këtë të diel, janë në pozita shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. “Të kuqtë” deri më tani janë të pamposhtur në kampionat dhe janë një nga ekipet favorite për t’i marrë kurorën skuadrës së Pep Guardioa-s si kampione e Premier League.

Nga ana tjetër, tek United telashet janë të shumta, me ekipin që ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Jose Mourinho është në presion të vazhdueshëm dhe Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane janë përfolur për të marrë vendin e tij në “Old Trafford”. Por sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Rashford, i ka treguar shokëve të skuadrës se si të mundin Liverpool në “Anfield”.

“Ne nuk shkojmë atje si humbës, mendoj se shkojmë për të fituar ndeshjen, ashtu si në çdo ndeshje,” tha ai për “Sky Sport”. “Por ata janë një skuadër e mirë, intensiteti më të cilin luajnë e bën ndeshjen të vështirë, por ne duhet të përshtatemi dhe të përmirësohemi te kjo pjesë. Mendoj se është e rëndësishme që të fokusohemi te skuadra jonë dhe të shohim si mund t’i dëmtojmë ata dhe të shënojmë disa gola.”

Mourinho nuk ka humbur asnjë ndeshje kundër Liverpool që kur Klopp ka marrë drejtimin e skuadrës, duke luajtur katër herë kundrejt tyre. Rashford zbuloi se Mourinho kthehet në një person tjetër përpara një ndeshje të madhe. “Mendoj se ai është pak më ndryshe, ashtu siç jemi të gjithë para ndeshjeve të tilla,” shtoi Rashford.

“Ai ka mentalitet fituesi, kështu që para ndeshjes mendon vetëm për të fituar dhe çfarë do të bëjmë për të arritur objektivin, sepse tre pikët janë ato që kanë rëndësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat