VAR dhe “Panenka” e Icardi-t rikthejnë Inter-in te fitorja

Futboll

VAR dhe “Panenka” e Icardi-t rikthejnë Inter-in te fitorja

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:19
Pamje nga ndeshja

Inter është ekipi që ka kontrollin e topit që nga minuta e parë ndaj Udinese-s, por pa arritur të krijojë mundësi të mira goli. Zikaltrit mundohen të sulmojnë me shumë forca, por lojtarët ofensivë duken larg formës optimale dhe duket se ndeshja ndaj PSV i ka hequr shumë energji dhe u ka ulur moralin lojtarëve. Ai që bie më shumë në sy është kapiteni i Icardi, i cili kërkon të bëjë diçka i vetëm por pa sukses. Pas pushimit ishte përsëri ai që kishte një mundësi të artë në minutën e 66’, por goditja e tij del shumë pak centimetra larg shtyllës së majtë.

Gjithsesi, zikaltrit e vazhdojnë presionin në kërkim të golit dhe në minutën e 76’ Maruo Icardi zhbllokon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Një nga mbrojtësit e Udinese-s prek topin me dorë brenda zonës së tij dhe duhej VAR për ta konfirmuar. Icardi është thjesht spektakolar me “Panenka-n” e tij ndaj portierit Musso. Udinese mundohet të reagojë dhe fillon të dalë përpara dhe Inter ka më shumë hapësira për të kundërsulmuar. Icardi shënon golin e dytë në minutën e 90’, por anësori e ka anuluar për pozicion jashtë loje me të drejtë. Inter arrin të mbrojë rezultatin pa shumë probleme dhe i afrohet Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat