Spalletti: Icardi sulmuesi perfekt

Futboll

Spalletti: Icardi sulmuesi perfekt

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:54
Spalletti

Inter ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Udinese, me golin e vetëm të realizuar nga Mauro Icardi.

Nuk është hera e parë që argjentinasi bën heroin për skuadrën e tij dhe i siguron tri pikët.

Rëndësin e tij, normalisht se e di edhe Luciano Spalletti, i cili e ka cilësuar lojtarin si perfekt.

“Ai kompleton punën e skuadrës si një sulmues perfekt, sepse në disa raste kundërshtarët ushtrojnë presing dhe duhet kërkohet topi prapa shpinës” ka thënë Spalletti për “Sky Italia”.

Në ndeshjet e fundit, Icardi e ka bërë këtë për mrekulli” ka thënë tutje trajneri italian.

Icardi sot ka realizuar nga pika e bardhë, por goli i tij ishte shumë i bukur pasi u realizua në stilin “panenka”.

Me këtë fitore Inter ka treguar se eleminimi nga Liga e Kampionëve nuk do t’i bëjë të dorëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat