Icardi: Ja pse e godita ashtu penalltinë

Futboll

Icardi: Ja pse e godita ashtu penalltinë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 22:05
Mauro Icardi

Mauro Icardi tha se Inter mund ta harrojë zhgënjimin në Champions League duke ndjekur ekipet që janë përpara në renditjen e Serie A.

Sulmuesi i ka dhënë fitoren ekipit të tij me një “Panenka” ndaj Udinese-s, vetëm disa ditë pas eliminimit nga Champions.

“Duhet të dërgonim një sinjal pas ndeshjes të së martës, teksa u zhgënjyem nga ajo që ndodhi, por e dinim se duhet të vazhdonim në Serie A për të kapur ekipet që janë përpara nesh,” shprehet Icardi për Sky Sport Italia.

“Mund ta harrojmë zhgënjimin në Champions League duke fituar ndeshjet e mbetura në vitin 2018.

“E godita në atë mënyrë penalltinë sepse duhet të ndryshoja pak stil. Penalltitë e fundit i kam goditur në çdo mënyrë të ndryshme, kështu që vendosa se kishte ardhur koha për të bërë Panenka-n.

“Wanda tha se jemi pranë rinovimit? Ajo flet me klubin, unë thjesht mundohem të bëj punën time në fushë.

“Ata do të më thonë kur është koha për të firmosur dhe në këtë mënyrë nuk kam pse merakosem për asgjë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat