Befason Nedved, sulmon Marotta-n pas kalimit tek Inter

Futboll

Befason Nedved, sulmon Marotta-n pas kalimit tek Inter

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 22:54
Nedved dhe Marotta

Drejtori i Juventus Pavel Nedved ka thumbuar shefin e ri të Inter Beppe Marotta duke e cilësuar si një profesionist, por mbase asnjëherë një juventin.

Marotta ishte një nga arkitektët e ringjalljes së Juve-s pas Calciopoli-t. Ai ka ndihmuar klubin bardhezi nga vendi i shtatë në kampionat në shtatë tituj radhazi në Serie A.

Ai është larguar nga presidenti Andrea Agnelli dhe këtë javë ai ka pranuar punën e re tek Inter.

“Ishte e çuditshme ta shihje tek Inter, tani që është zyrtare,” shprehet Nedved për DAZN.

“Ai ishte një profesionist, por mbase asnjëherë një juventin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat