Ronaldo: E merituam fitoren

Futboll

Ronaldo: E merituam fitoren

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 00:20
Cristiano Ronaldo

Juventus ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Torinos, me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ai, pas ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës si dhe me paraqitjen personale, dhe ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe fusha nuk ishte në kushtet më të mira” ka thënë Ronaldo për “DAZN”.

“Patëm paraqitje të mirë dhe krijuam më shumë shanse, e merituam fitoren” ishin fjalët e portugezit në vazhdim.

“Jam i lumtur për golin, por sidomos për fitoren e skuadrës” ka përfunduar CR7.

Kujtojmë se goli i portugezit ishte numër 5000 për skuadrën e Juventus në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat