5 Rekordet të cilat Ronaldo i ka thyer që nga transferimi në Juventus

Futboll

5 Rekordet të cilat Ronaldo i ka thyer që nga transferimi në Juventus

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 09:32
Ronaldo

Ronaldo thjesht duket se po vazhdon formën e jashtëzakonshme edhe tek Juventusi.

Njëri nga transferimit bomb të merkatos verore të Serie A, është duke thyer çdo rekord të mundshëm.

Ronaldo ka vendosur rekorde të reja, kudo që ka luajtur, nga ditët e hershme të karrierës së tij e deri tanimë tek transferimi te kampioni Italian, Juventus.

Shumë prej analistëve u tallën me zonjën e vjetër, të cilët paguan një shumë marramëndesë për një 33 vjeçar, mirëpo portugezi çdo lojë e më shumë po tregon se ende e meriton atë shumë të paguar.

Ronaldo tashmë ka thyer shumë rekorde, mirëpo ne do ti radhisimin 5 rekordet të cilat ai i ka thyer që nga transferimi tek Juventus-i.

5. Lojtari më i shpejtë i cili ka shënuarë 10 gola në sezonin debutues në historinë e Juventusi.

4. Lojtari i cili ka shënuar golin e 5.000 në Serie A

3. Lojtari i parë i cili ka shënuar 400 gola në top 5 ligat evropiane.

2. Lojtari më i shpejtë i cili ka shënuar 10 gola për Juventusin në ligë.

1. Lojtari i parë i cili ka fituar 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat