Tragjedi në gjermani, futbollistit i ndërron jetë babai në stadium

Futboll

Tragjedi në gjermani, futbollistit i ndërron jetë babai në stadium

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 09:44
Christian Gentner

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Bundesligën gjermane ku në stadiumin ‘Mercedes-Benz Arena’ ka ndërruar jetë babai i kapitenit të Stuttgart pak pas fitores 2-1 kundër Hertha Berlin.

“Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.

Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor. 

Të kota ishin ndërhyrjet e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat