Suarez afër Arsenalit

Futboll

Suarez afër Arsenalit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Suarez

Arsenal duket se do të përfitojë nga konkurrenca e madhe tek skuadra e Barcelonës.

Atyre iu është ofruar mesfushori katalunas, Denis Suarez, sipas “The Independent”.

Flitet se ai mund të kalojë në Arsenal për shumën e 17 milionë eurove, gjatë janarit.

Suarez ka hasur në probleme për tu aktivizuar në Barcelonë këtë sezon, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Skuadra është e gatshme që ta lirojë lojtarin që të largohet qysh në muajin e ardhshëm.

Kujtojmë se trajneri i Arsenal i njeh mirë kualitetet e Denis, pasi lojtari kishte luajtur tek Sevilla në formë huazimi, në vitin 2014. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat