Mourinho i frikësuar nga Mohamed Salah

Futboll

Mourinho i frikësuar nga Mohamed Salah

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:17
Mourinho

Ndeshja më e zjarrtë në futbollin anglez po afron.

Manchester United do të udhëtoj drejt “Anfield” për ndeshjen e madhe kundër Liverpool.

Para kësaj ndeshje, emocionet po rriten, por për trajnerin e United edhe frika.

Ai po shqetësohet për “forcën nukleare” të sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

“Ai është përmirësuar në nivele të jashtëzakonshme” ka thënë Mourinho për reporterët para ndeshjes.

“Fizikisht, një progres i jashtëzakonshëm. Ai ishte i shpejtë por ishte fragjil. Tani, ai është i shpejtë dhe i fortë” ka thënë tutje portugezi.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do t’ia dalë t’i ndalë treshen e frikshme të Liverpool.

Liverpool do ta kërkojnë fitoren me çdo kusht, në mënyrë që të mbajnë kreun e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat