Xavi i përgjigjet Modricit për Topin e Artë

Futboll

Xavi i përgjigjet Modricit për Topin e Artë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:18
Luka Modric

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka falënderuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modricin, i cili pasi e fitoi Topin e Artë ia dedikoi atë pjesërisht edhe spanjollit.

Dominimi dhjetëvjeçari i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mori fund këtë vit, kur më 3 dhjetor Modric e fitoi Topin e Artë dhe nënvizoi se edhe Xavi e disa futbollistë të tjerë e merituan atë në të kaluarën.

“Mbase ka pasur lojtarë tjerë që kanë mundur ta fitojnë atë [Topin e Artë] në vitet e fundit dhe mendoj se Xavi, [Andres] Iniesta dhe [Wesley] Sneijder e kanë merituar, por nuk ndodhi për ta”, pati thënë Modric.

Xavi i është përgjigjur duke e falënderuar dhe vlerësuar gjestin e kroatit.

“Më erdhi mirë që e dëgjova atë [komentin e Modricit] dhe e vërteta është se e vlerësoj shumë. Jam i lumtur që çmimin e mori ai, edhe pse mendoja se Messi do ta fitonte”, tha Xavi.

“Unë do t’ia jepja Messit çdo vit natyrisht, por nuk mund të ndodhë kështu”, shtoi spanjolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat