Djali i Ramiz Lladrovcit kurorëzohet me vajzën nga Prishtina! Ky është profesioni i saj!

Futboll

Djali i Ramiz Lladrovcit kurorëzohet me vajzën nga Prishtina! Ky është profesioni i saj!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 13:38
Djali i Ramiz Lladrovcit kurorëzohet me vajzën nga Prishtina! Ky është profesioni i saj!

Dita e shtunë ka qenë ditë e madhe për kapitenin e klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, Lapidar Lladrovci. Lapidari është prej mbrojtësve më të mirë në futbollin tonë, i cili me ekipin e tij janë nënkampion vjeshtor me 39 pikë të mbledhura, një me pak se Prishtina.

Image

Ramizi me djalin dhe rejën e tij

Ai u kurorëzua me vajzën nga Prishtina, Arlinda Alshiqi. Arlinda ka qenë studentja me e mirë e gjeneratës së saj në fakultetin juridik!

Image

Nota e Arlindës

Nota mesatare e saj ka qenë 9.82, një not e jashtëzakonshme apo një dëshmi se Kosovës po i shtohet edhe një kuadër në profesionin e juridikut. Arlinda ka marrë mirënjohje për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me të cilat mirënjohje janë nderuar vetëm studentët më të mirë të Universitetit.

Lapidari është djali i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramizit. Është i familjes së Dëshmorëve të Lirisë Fehmi Lladrovci (vëllai i Ramizit) e Xhevë Lladrovci, të cilët ranë heroikisht në luftë kundër forcave çetnike serbe.

Lapidari është martuar në muajin gusht, por dje vendosi kurorën edhe zyrtarisht. “Më 15 dhjetor, në ditëlindjen time të 28-të, tani edhe zyrtarisht të martuar”, shkruan Lapidari.

Image

Mirënjohja për Arlindën

Krejt në fund, Lapidari synon me Feronikelin që të luftojnë për të gjitha trofetë, titullin dhe Kupën e Kosovës dhe të sigurojnë një vend edhe në garat evropiane. Feronikeli është prej klubeve më të organizuara në vendin tonë, njëherësh është edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku do të luajnë me 9 shkurt si mysafirë i Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat