Sevilla merr kreun, kërcënon Barcelonën

Futboll

Sevilla merr kreun, kërcënon Barcelonën

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:39
Sevilla u rikthye te fitorja në La Liga

Pas dy barazimeve radhazi Sevilla u rikthye te fitorja në La Liga. Në Ramon Sanchez Pizjuan, skuadra andaluziane mposhti pastër 2-0 Gironan.

 Andaluzet ngjiten përkohësisht në krye të La Ligas me pikë të barabarta 31 me Barcelonën që luan në mbrëmje ndaj Levantes dhe Atleticon e Madridit që fitoi dje me shifrat 2-3 në transfertën ndaj Valladolid.

Pas një pjese të parë pozitive por që nuk arriti të gjente dot golin,Sevilla zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të, me një penallti të fituar me mjeshtëri nga Andre Silva dhe të kthyer në gol nga Ever Banega.

Për të vulosur fitoren e skuadrës së trajnerit Machin, mendoi Pablo Sarabia që në minutën e 65-të realizoi edhe golin e dytë i shërbyer nga francezi Ben Yedder.

Në sekondat e fundit të shtesës u desh një ndërhyrje fantastike e Vaclik për të mbajtur portën e Sevillas të paprekur. Nuk iu gëzua shumë kësaj fitoreje trajneri i andaluzianëve Pablo Machin pasi ishte një sukses ndaj të shkuarës së tij duke patur parasysh faktin se përpara se të merrte drejtimin e Sevillas ai ka drejtuar Gironan për 4 sezone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat