Armando Sadiku shfaqet me të fejuarën nga Kosova

Futboll

Armando Sadiku shfaqet me të fejuarën nga Kosova

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
Armando Sadiku shfaqet me të fejuarën nga Kosova

Para një viti sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u fejua me një vajzë nga Kosova dhe gjithçka rreth kësaj lidhjeje u mbajt e fshehtë nga mediat dhe nuk u publikua asnjë foto e çiftit.

Përveç emrit të saj, të cilin e mësuam: Elona. Edhe pse ka kaluar një vit nga fejesa e tyre, Armando nuk e kishte publikuar asnjëherë të dashurën e tij dhe as nuk ishte shoqëruar nga ajo në eventet publike. Por mbrëmjen e së premtes, Sadiku është parë për herë të parë me të fejuarën e tij në eventin ODA, në Pallatin Presidencial.

Armando kishte zgjedhur një kostum elegant kurse Elona një fustan të zi dhe sandale ngjyrë ari, duke bërë kështu një çift shumë simpatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat