Zeneli asistoi dy herë, Heerenveeni pëson humbje!

Futboll

Zeneli asistoi dy herë, Heerenveeni pëson humbje!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:57
Arbër Zeneli

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, me ekipin e Heerenveenit, nuk ia dolën në përballje me Utrechtin.  Heerenveeni e nisi keq pjesën e parë kur ishte në disavantazh me 0:3, por nuk arriti që të përmbys epërsinë e rivalit, duke pësuar humbje me 2:3. Futbollisti shqiptar bëri lojë shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë kur asistoi në dy gola, por nuk ndihmoi që të dalin të pamposhtur.  Për Heerenveenin shënuan: Vlap (69') e van Amesffort (75')  dhe për Utrechtin realizuan: Bergstrom (14'), Kerk (26') e Tannane (45+2). Pas 16 jave në elitën e futbollit holandez Urecht renditet në vend të katërt me 28 pikë, kurse Heerenveeni është i teti me 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat