E jashtëzakonshme çfarë ka bërë Icardi për Inter

Futboll

E jashtëzakonshme çfarë ka bërë Icardi për Inter

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Mauro Icardi

Kapiteni i Inter është padyshim lojtari më i rëndësishëm tek skuadra e tij.

Mauro Icardi me golat e tij i ka siguruar Interit plotë 12 pikë këtë sezon, shkruan “Football Italia”,

Ai këtë fundjavë realizoi golin e fitores kundër Udineses, nga pika e bardhë, në stilin “Panenka”.

Ky ishte goli i nëntë i tij në Serie A këtë sezon (13 përfshirë me golat e Coppa Italia).

Mirëpo, këto gola kanë qenë vendimtare për Inter, duke i siguruar skuadrës hiq më pak se 12 pikë, gjatë kësaj kampanje.

Performancat e 25 vjeçarit kanë qenë të jashtëzakonshme, duke shënuar 119 gola në 203 paraqitje të Serie A.

Këto gola ai i ka realizuar në fanellën e Sampdoria dhe Inter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat